FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ideja e çmendur nga Anglia, Mourinho shkarkohet nga United dhe shkon tek… Interi

Jose Mourinho është duke kaluar një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, teksa është në prag shkarkimi nga drejtimi i Manchester United. “Djajtë e Kuq” u shkatërruan mbrëmë në shtëpi nga skuadra e Totenhamit 0-3, duke lëkundur edhe më shumë pozitat e portugezit.

Që para fillimit të sezonit, Mourinho ishte favoriti nga të gjithë trajnerët në Angli për tu shkarkuar. Mediat angleze dhe kompanitë e basteve kanë filluar të hedhin hipotezat e para për të ardhmen e strategut të njohur.

Sipas kompanisë së basteve “Betfair” që sponsorizon Seria A, strategu portugez do të shkarkohet nga United dhe do të bashkohet me Interin, teksa koeficienti që kjo gjë të ndodh shkon në 2.75. Mourinho ka kaluar dy sezone nën drejtimin e Interit, 2008-2010, e drejtuar drejt tripletës së famshme në vtitin 2010. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?