FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

IFFHS shpall Modric lojtarin më të mirë në Botë për vitin 2018, Ronaldo i 10-ti

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) i ka dhënë çmimin e lojtarit më të mirë në botë Luka Modric. Mesfushori kroat ka grumbulluar 272 pikë, 128 më shumë se Leo Messi, i cili ka zbritur në vendin e dytë, pasi e ka fituar këtë çmim në tri vitet e fundit. Ekspertët e futbollit nga 90 vende kanë bashkëpunuar në këto vota për të emëruar si më të mirin kroatin Luka Modric.

Ky vlerësim vjen për mesfushorin e Real Madridit pasi u shpall “The Best” për këtë vit nga UEFA. Dy javë më parë, kroati ishte, gjithashtu, i pari në listën vjetore të “GOAL 50”, ndërkohë që shihet si favorite kryesor për të fituar “Topin e Artë”, 2018.

Pas Modric dhe Messit është renditur Eden Hazard (114 pikë), Kevin de Bruyne (36), Neymar (18), Paul Pogba (14), Christian Eriksen (10), Miralem Pjanic (7) e me radhë: James Rodriguez ( 7), Ronaldo (5), Isco Alarcon (3), Jorginho (3), Kylian Mbappe (3), Ivan Rakitic (3), Philippe Coutinho (2), Toni Kroos (1) dhe Thiago Alcantara (1).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?