Igli Tare e pranon: Juve ka pushtet, kur luaja te Breshia arbitri i katërt tha …
Në prag të ndeshjes mes Lacios dhe Juventusit, që do të luhet të shtunën pasdite, Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare ka folur për forcën e kampionëve të Italisë në vite e fundit. Drejtuesi shqiptar ka kthyer shiritin në kohët kur luante vetë në fushë, duke kujtuar pikërisht sfidën kundër “Zonjës”.
“Kundër Juves kam shënuar dhe fituar një herë të vetme: 2-0 Breshia në 2007-ën, 7 minuta shtesë, s’kisha parë ndonjëherë. Mazzone bërtiti: Çfarë është kjo? dhe gjyqtari i katërt tha: Më vjen turp, por unë shkruaj minutat që më thonë.
Pushtetin e Juve-s e ndjeja ashtu si sot kupton që kanë mjetet për të kontrolluar tregun italian, politika e tyre agresive ndaj të rinjve me perspektivë. Kontrasti politik Lotito-Anjeli është i dukshëm.
Me Paratiçin nuk kemi asnjë problem: as për Keitan, Milinkoviç apo De Vrij, që nuk do të shkojë te Juve edhe pse emri i tij kaloi nga tavolina e tyre. I konsideroj një shembull për mentalitetin, metodat e punës: më e mira e futbollit italian, po”, u shpreh Tare.

KOHA JONË SONDAZH

