FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Igli Tare i “vjedh” një tjetër futbollist Liverpoolit

Igli Tare bën goditjen e radhës në merkato, duke rrëmbyer një nga mbrojtësit e Liverpoolit. Pasi më herët ka transferuar lojtarë si Luis Alberto apo Lucas Leiva, të cilët tashmë janë kthyer në liderë të bardhkaltërve, italianët janë gati të transferojnë një tjetër futbollist që ka pak hapësira.

Bëhet fjalë për anësorin e majtë, Alberto Moreno, i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga “Anfield Road”. 26-vjeçari u transferua te Liverpooli në vitin 2014 nga Sevilla, ndërkohë që me trajnerin Jurgen Klopp në stol ai ka luajtur shumë pak.

Sipas medieve angleze, spanjolli ka tashmë një marrëveshje me italianët dhe mungojnë vetëm detajet për kalimin e tij në kryeqytetin italian verën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?