FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Igli Tare: Kemi refuzuar 70 milionë euro për Milinkovic-Saviç!

Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare ka dhënë një intervistë për “Mediaset Premium” ku ka folur edhe për zërat e merkatos në lidhje me Milinkovic-Saviç.

“Do të më pëlqente t’ju përgjigjesha në fund të sezonit, sepse tani ka rëndësi vetëm ajo që ndodh në fushën e lojës dhe kjo skuadër është e ndërtuar për të arritur diçka të rëndësishme. A vlen 70 milionë euro? E kemi refuzuar këtë shifër kur na u ofrua. Lacio duhet të jetë një pikë mbërritje dhe jo trampolinë. Nëse dikush largohet, atëherë do të marrim dikë edhe më të aftë.

Objektivat tanë? Të fitojmë Kupën e Italisë, Europa League dhe të arrijmë në Champions League. Do të luftojmë në të gjitha frontet për të mirën e Lacio dhe të futbollit italian, por nëse më duhet të zgjedh objektivi kryesor është të arrijmë në Champions League për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Tare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?