Igli Tare kryeson në sondazhin për Drejtorin Sportiv më të mirë në Itali
Seria A ka për momentin ka ndalur për 20 ditë, teksa tashmë vëmendja më e madhe është te merkato. Specialistët e merkato kanë një rol të rëndësishëm në rezultatet e një ekipi. Pikërisht për këtë gjë gazeta “Corriere Dello Sport” ka organizuar së fundmi një sondazh me lexuesit e saj online: Cili është drejtori sportiv më i mirë në Serinë?
Rezultatet e para konfirmojnë Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, si më të vlerësuarin nga tifozët. 44-vjeçari shqiptar kryeson momentalisht me 16 për qind të votave, i ndjekur nga Paratiçi i Juventusit me 14 për qind dhe Giuntoli i Napolit me nga 13 për qind.
Më pas renditen Monki i Romës dhe Sartori i Atalantës. Votimi është ende i hapur.

KOHA JONË SONDAZH

