Igli Tare zbulon sekretet, nga blerja më e mirë te “pengu” Kavani

Një ndër drejtuesit më të komentuar në Itali, Igli Tare ka zbuluar disa nga “sekretet” e punës së tij në një intervistë që ka dhënë sot për “Radiosei”. Ai ka formuar një binom shumë të suksesshëm me presidentin Lotito, por ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha që e duan në krye të merkato së klubeve të tyre.

“Rinovimi është mendimi i fundit për mua. Me presidentin Lotitokemi besim reciprok. Nuk ishte e thjeshtë sepse nuk kisha eksperiencë dhe askush nuk besonte te unë. Merita e Lotitos ishte që besoi më shumë se të tjerët për të më dhënë këtë rol.

Kritikat më kanë çuar përpara në punën time. Unë kështu jam bërë: Shumë më sulmojnë dhe më karikojnë. Isha i vetëdijshëm që herët ose onë do të merrja frutet e punës sime. Blerja më e mirë? Sigurisht Milinkoviç. Jo vetëm pse është një nga talentet më të mëdhenj në qarkullim, por edhe sepse ka arritur që të mbajë fjalën që na ka dhënë që në fillim. Pengu më i madh? Padyshim Kavani. Në atë periudhë nuk ishin “kushtet politike” për të lëvizur nga Palermo te Lacio. Kjo është Lacio më e fortë që kam ndërtuar në 10 vitet e fundit, por nuk duhet të ndalemi, por të vazhdojmë dhe të punojmë për të tjera objektiva”, u shpreh Tare në intervistën për mediat italiane. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?