Iglit Tare mund të përfundojë këtë verë te Milani

Igli Tare mund të zëvendësojë Laonardon te Milani. Të paktën kështu shkruajnë medet nga përtej Adriatikut, që u referohen zhvillimeve në klubin kuqezi. Nëse “Djalli” nuk arrin të kualifikohet në Champions , i pari që do ta paguajë këtë zhgënjim do të ketë drejtuesi brazilian, që mban postin e drejtorit teknik.

E për ta zëvendësuar, grupi “Elliot” e ka gati emrin, Igli Taren, një nga më të vlerësuarit në Itali për rolin e tij. Sipas “calciomercato.com”, përtej marrëdhënieve të konsoliduara prej vitesh me presidentin Lotito, ky vit nuk po shkon ashtu siç ishte parashikuar duke krijuar në disa raste edhe kontraste në qëndrimet e tyre.

Vendimtare pritet të jetë edhe finalja e Kupës së Italisë, që do të luhet në mbrëmje. Në rast dështimi, ndoshta Lotito mund të heqë dorë nga Igli Tare, emri i të cilit nuk lakohet për të herë të parë në kampin kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?