Ikardi stërvitet veçmas, në pankinë ndaj Beneventos

Mauro Ikardi vijon të stërvitet veçmas. Sulmuesi argjentinas i Interit nuk luan që nga 31 janari për shkak të një problemi në kofshën e djathtë, teksa ka munguar ndaj Krotones, Bolonjës dhe Xhenoas. Duket shumë e vështirë që ai të rikuperohet për ndeshjen e së shtunës ndaj ekipit të Beneventos.

Eder mund ta nisë sërish nga minuta e parë, ndërkohë që argjentinasi mund të luajë disa minuta në fund. Interi do të ketë një kalendar të vështirë, pasi pas Beneventos vijnë ndeshjet ndaj Milanit, Napolit dhe Sampdorias. Në fushë do të jetë nga minuta e parë Perisiç, i cili mungoi ndaj Xhenoas. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?