Iker Casillas del nga spitali, çfarë do ndodhë me karrierën e tij?

Portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas ka shkaktuar panik te të gjithë fansat e futbollit para disa ditësh kur u godit nga një atak në zemër.

Për fat të mirë, ai ia doli ta fitojë këtë betejë të vështirë dhe sot ka dalë nga spitali.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe i Portos aktualisht, u duk mjaft mirë me shëndet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ishte i shoqëruar nga e fejuara e tij, ku jashtë e prisnin një grup tifozësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Casillas falenderoi mjekët dhe mijëra njerëzit që i  kanë qëndruar në krah në këtë momenet të vështirë të jetës së tij.

Ai u shpreh:

Duhet të jem mirënjohës, sespe kam qenë shumë me fat. Dua të falenderoj shumë njerëz, ata më kanë bërë të ndihem i vlerësuar në një moment të vështirë. Dua të falenderoj spitalin dhe mjekët, të cilët bën ndërhyrjen.
Jam i befasuar nga dashuria dhe mbështetja që provova këto ditë nëpërmjet rrjeteve sociale. E ardhmja? Nuk e di se cila do të jetë e ardhmja, por më e rëndëishme është të jem këtu. Ju falenderoj të gjithve, shihemi së shpejti”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?