FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Infantino i bindur: Në Katar do të luhet me stadiumet e mbushur me tifozë!

“Vitin tjetër, në Kupën e Botës në Katar, do t’i kemi stadiumet plot. Covid do të mposhtet deri në atë datë.” Deklarata është bërë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ftuar i konferencës së zakonshme të OBSH-së për koronavirusin.

“Kupa e Botës do të jetë magjike si gjithnjë, shtoi ai, duke konfirmuar gatishmërinë për të zhvilluar kompeticionin me publik.

Kupa e Botës në Katar, e para që do të luhet në dimër, do të fillojë në 21 nëntor 2022 me ndeshjen e hapjes në Al Bayt Stadium, një strukturë prej 60,000 personash, që do të organizojë gjithashtu ceremoninë e hapjes. Në total, turneu do të zgjasë më pak se një muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Finalja është caktuar në fakt për në 18 dhjetor. Ndryshe nga sa duhet të ndodhë me Kampionatin Evropian të ardhshëm që duhet të mbahet me dyer të mbyllura, për momentin është menduar me praninë e tifozëve në tribuna. Një siguri që FIFA ka zbuluar përmes fjalëve të Infantinos dhe që në të gjithë botën bën jehonë si një ogur i mirë në luftën kundër Covid.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?