FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inter kërkon një tjetër mbrojtjes, gati akordi me brazilianin e City-it

Pasi ka siguruar Diego Godin me parametra zero, Inter po përgatitet për një tjetër goditje në repartin e mbrojtjes. Ditën e sotme po ngulojmë për të siguruar shërbimet e Danilos. Marotta ka arritur një marrëveshje me futbollistin brazilian të City-it, për një kontratë për 4 sezone me 4 milionë euro në sezon, por po negocion për të arritur një marrëveshje dhe me klubin e tij.

Skuadra britanike kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e tij, por zikaltrit duan të shfrytëzojnë faktin që Danilo nuk shihet si titullar nga Guardiola dhe ta marrin për jo më tepër se 15 milionë euro.

Me një kontratë që skadon në vitin 2022, braziliani nuk është një futbollist shumë i preferuar nga trajneri Guardiola, ndaj dhe duket se ky është çasti i duhur për ta rrëmbyer në këtë moment të sezonit. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?