FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inter nuk dorëzohet, tjetër ofertë për Modric

Interi nuk heq dorë nga Luka Modric.

Fituesi i Topit të Artë është ëndërra në sirtarë e zikaltërve, që rivendos sërish në listën e dëshirave kroatin e Realit të Madridit. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Inter do t’i japë një tjetër ofensivë në verën e vitit 2019, me operacionin që tashmë pritet të udhëhiqet nga drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta.

Marotta ndihmoi për kalimin e Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit tek  Juventusi dhe shpreson të bëj sërish një marrëveshje interesante në kryeqytetin spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi thuhet se ofron  10 milion euro neto për një kontratë katërvjeçare, me një plan për t’u bashkuar me skuadrën kineze, Jiangsu Suning edhe për dy vite tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?