Inter përgatit “paketën” për yllin e Manchester United
Pasi i “vodhi” drejtorin sportiv, Inter e sfidon edhe në merkato Juventusin.
Zikaltërit duket se e kanë e gjetur gjuhën e përbashkët me ish-drejtorin e bardhezinjve, Beppe Marotta dhe bashkë me të dëshirojnë dhe të godasin në merkato. Emri i madh është Paul Pogba, që sipas “Tuttosport” do të transferohet në “Guiseppe Meazza” në formulën e shkëmbimit. Objektiva të Manchester United janë emra të rëndësishëm si Ivan Perisic dhe Milan Skriniar, profile që do të hapnin udhë për transferimin e Pogba në Milano.
Nuk është sekret që Manchester United është gati të nënshkruajë me Perisic dhe Skriniar, emra të lakuar edhe më parë në ambientin e “djajve”. Nëse Inter do t’i propozonte kartonat e njërit prej tyre United, anglezët do ishin të gatshëm të futeshin në bisedime për Pogba.
Megjithatë, francezi Pogba ka folur vazhdimisht për Juventusin dhe Torino është “shtëpia” e tij në Itali dhe ndoshta nuk do të pranonte një klub tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

