FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inter vs Etrit Berisha me shokë, këto janë formacionet e mundshme

Etrit Berisha me misionin e vështirë për të ndalur sulmin “ziklatër”, e veçanërisht Mauro Icardin. Në orën 20:45, në “San Siro”, Interi i Spalletit do të kërkojë të rikuperojë pozicionet e humbura nw renditje, për të mos humbur kontaktet me kreun.

Trajneri “ziklatër” ka konfirmuar formacionin e zakonshëm, ku bën pjesë edhe Icardi, i cili është riaftësuar nga problemi fizik që e pengoi të grumbullohej me Argjentinën për dy ndeshjet miqësore të nëntorit. Ai do të jetë i mbështetur nw majwn e sulmit nga Candreva, Borja Valero dhe Perisic.

Vecino dhe Gagliardini do të formojnë murin para katërshes mbrojtëse D’Ambrosio-Skriniar-Miranda-Nagatomo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Gasperini i Atalantës nuk ka grumbulluar Caldaran, por është Palomino në mbrojtje. I padisponueshëm mbetet Spinazzola, ndërsa ka hapësira në formacion edhe për Cristante dhe Castagne në vend të Kurtic dhe Gosens. I pakrekshëm në portë Etrit Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

/albeu.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?