Interesim i jashtëzakonshëm për derbin, gjysma e biletave shiten për pak orë
Klubi i Tiranës ka njoftuar se shitja e biletave ka ecur me një ritëm të jashtëzakonshëm, duke bërë me dije se gjysma e stadiumit është shitur në pak orë.
“Pas një takimi me Policinë e Tiranës është kërkuar që të gjithë tifozët të jenë të pajisur me karta identiteti në momentin e hyrjes si dhe pajisjes me biletë. Fëmijët e vegjël gjithashtu të shoqëruar nga prindi. Hyrja në stadium duhet bërë në orët para ndeshjes për të shmangur radhët dhe problemet në dyert hyrëse.
Mjetet e forta, shishet plastike dhe mjetet piroteknike janë kategorikisht të ndaluara. Çdo dëm i bërë në stadium do të sjellë përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës. Çdo ambient i jashtëm dhe i brendshëm i stadiumit survejohet me kamera”, shkruhet në njoftimin e Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

