FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interesim i jashtëzakonshëm për derbin, shiten 20 mijë bileta

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit vijon të thyejë rekorde në futbollin shqiptar. Pas duelit të fazës së dytë, kur u shitën rreth 18 mijë e 500 bileta, tashmë është vendosur një rekord i ri.

Kur kanë mbetur rreth 24 orë nga supersfida e kryeqytetit, janë shitur mbi 20 mijë bileta. Interesimi është i jashtëzakonshëm dhe pritet që këtë të premte, stadiumi i ri kombëtar të jetë i mbushur me kapacitet thuajse të plotë.

Këtu përjashtohen pak tribuna, të cilat shërbejnë si masë sigurie për ndarjen e dy tifozerive dhe që do të lihen të boshatisura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?