FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interesim i jashtëzakonshëm për Juventus-Barcelona, ‘firojnë’ biletat 2 javë përpara

Biletat e vendosura në shitje për ndeshjen mes Juventusit dhe Barcelonës u sfumuan në pak minuta duke premtuar një impiant të tejmbushur në Ligën e Kampioneve mes bardhezinjve dhe formacionit katalanas.

Në “Allianz Stadium” të Torinos parashikohet të mos ketë asnjë vend të lirë për betejën europiane që mund të vlejë kualifikimin e vendasve në fazën tjetër, 90 minuta para fundit të grupeve.

Ndaj Barcelonës të mërkurën e 22 nëntorit, tifozët e “Zonjës së Vjetër” kishin paralajmëruar koreografi të veçantë dhe interesimi i jashtëzakonshëm e përligj dhe entuziazmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni blaugrana rikthehet rikthehet në tempullin e bardhezinjve 7 muaj nga ndeshja e famshme kur një dygolësh i Paulo Dybala dhe një rrjetë e Chiellinit, hapën rrugën e Juventus drejt gjysmëfinaleve të turneut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Barcelona tani kryeson grupin me 10 pikë, e distancuar me 3 pikë nga Juventus e vendit të dytë. Kryesimi duket mision i pamundur për italianët pas disfatës 3-0 në “Camp Nou”.

Por kualifikimi mund të vijë për Juven në rast të një fitoreje në dy ndeshjet e fundit, kjo sepse Sportingu i Lisbonës në vendin e tretë, është në disavantazh në përballjet direkte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?