Interi bën blerjen e tretë në merkato, mbrojtësi i Juves kryen vizitat mjekësore

Pas Lautaro Martinez dhe Stefan De Vrij, Interi bën goditjen e tretë në merkato për sezonin e ardhshëm. Me Champions ose jo, zikaltërit janë shumë pranë nënshkrimit me mbrojtësin Kuado Asamoah, me parametra zero. Futbollisti ganez ka vendosur për të rinovuar me Juventusin, teksa tashmë do t’i bashkohet projektit zikaltër duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. Futbollisti sipas mediave italiane i është nënshtruar vizitave mjekësore këtë mëngjes.

Juventusi është informuar disa javë më parë për akordin mes ganezit dhe Interit. Asamoah ka zhvilluar 156 ndeshje me fanellën e bardhezinjve, duke shënuar 5 gola dhe ka fituar 6 tituj, 5 Kupa Italia dhe 3 Superkupa italiane. Si me Konten edhe me Alegrin, ai ka luajtur si mbrojtës krahu, pavarësish se u ble si mesfushor nga Udineze. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?