Interi bën gati ofertën për Scamacca-n, por skuadra angleze e refuzon

Interi deri më tani nuk ka mundur që të bindë skuadrën e West Ham për Gianluca Scamacca me ofertën e parë që shkon diku te 20-22 milionë euro. Skuadra angleze është gati që ta lërë të lirë sulmuesin italian vetëm për shifrën e 30 milionë eurove.

Ekipi zikaltër ndërkohë është gati që të ofrojë 25 milionë euro dhe bonuse të ndryshme. Interi është i vendosur të paktën të mbyllë shpejt çështjen e sulmuesit.

Më pas do të mendojmë për krahun e djathtë në mbrojtje, lojtarin e fundit të nevojshëm për të kompletuar nënkampionët e Europës. Samardzic është synimi i zikaltërve në këtë repart, teksa sot mund të arrihet një marrëveshje për Udinesen. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?