Interi bën gati super ofertën për mesfushorin e Evertonit

Interi është në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm dhe duket se ka identifikuar emrin e duhur. Bëhet fjalë për lojtarin e Barcelonës, që luan i huazuar tek Evertoni, Andre Gomes. 25-vjeçari ka bërë një sezon pozitiv në Premier League, paraqitje që kanë zgjuar interesin e shoqërisë zikaltër, që dëshiron të bllokojnë kartonin e tij nga Barcelona.

Andre Gomes u transferua në verë tek Evertonin në huazim për 2.5 milionë euro, ndërkohë që edhe anglezët dëshirojnë të blejnë kartonin e tij për 25 milionë euro nga katalanët. Për mesfushorin portugez, i cili ka luajtur në 21 takime këtë sezon me fanellën e Everton, ka shfaqur interes edhe Tottenhami.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?