Interi bën “paqe” me Romën, zikalrit i shpëton Handanovic (VIDEO)
Interi dhe Roma ndajnë nga një pikë në super duelin e kësaj javë në Seria A, duke lënë gjithçka të hapur në luftën për të siguruar një biletë për në fazën e grupeve në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Verdhekuqtë do të zhbllokonin shumë shpejt ndeshjen që në minutën e 14-t. Stephan El Shaaraëy me një lëvizje shumë të bukur në hyrje të zonës shmang dy kundërshtarë dhe më pas e dërgon topin në cepin e portës, atje ku Handanovic e ka të vështirë. Roma dominon në lojë dhe në raste gjatë pjesës së parë, por nuk do të arrinin që të shënonin golin e sigurisë.
Në fraksionin e dytë, Interi futet me një tjetër ritëm, ndërkohë që futja e Icardit në fushë i jep edhe më shumë kualitet në sulm. Në minutën e 61-të, D’Ambrosio krosoi mjaft mirë në zonë për Ivan Perisic, e cili me një goditje të bukur me kokë mposhti Miranten. Interi ju afrua edhe golit të avantazhit, por fati ishte me ekipin e Ranierit. Handanovic në fundin e ndeshjes evioi një gol të sigurt, duke bukur një pritje spektakolare në goditjen e Kolarov.
Interi mbetet në vendin e tretë në kuotën e 61 pikëve, ndërkohë që Roma qëndron në vendin e 5-të me 55 pikë. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

