FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi dhe Roma po mendojnë për një shkëmbim të bujshëm në sulm

Edin Dzeko vijon të stërvitet veçmas te Roma pas një debati që ka pasur me trajnerin Fonseca. Drejtuesit e Romës po punojnë për të gjetur një sistemim për boshnjakun, pasi është lojtari me pagën më të lartë në ekip dhe do të ishte e tepërt të qëndronte në tribunë deri në fund të sezonit, por deri tani nuk ka pasur rezultat.

Juventus ka kthyer vëmendjen nga i riu Scamacca dhe është shumë pranë transferimit të tij, ndërsa Interi po kalon vështirësi ekonomike dhe nuk mund të investojë për të afruar një tjetër futbollist këtë sezon merkatoje. Megjithatë mediat në Itali flasin për një ide të fundit që po diskutohet mes drejtuesve të Romës dhe atyre të Interit, një shkëmbim huazimi mes Edin Dzekos dhe Alexis Sanchez.

Të dy kanë pagë neto thuajse të njëjtë, por për shkak të dekretit të rritjes, që ka miratuar qeveria italiane, sulmuesi kilen përfiton një pagë bruto më të ulët dhe palët janë duke diskutuar edhe për këtë aspekt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Antonio Conte duket se ka dhënë miratimin e tij që shkëmbimi mes të dyve të kryhet, duke qenë se vlerëson maksimalisht Dzekon, i cili mund të luajë qoftë në vend të Lukakut, qoftë në krah të belgut, në majë të sulmit. Momentalisht po mendohet vetëm një shkëmbim huazimesh mes të dyve, por nuk përjashtohet mundësia që në verë Interi të blejë përfundimisht Dzekon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?