Interi fiton me përmbysje miqësoren ndaj PSG, vendosin Esposito dhe Sensi (VIDEO)

Interi ka arritur një fitore të madhe, 2-1 me përmbysje në miqësoren ndaj PSG. Nënkampionët e Europës treguan një formë të mirë, edhe pse 45 minutat e para do të mbylleshin me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 63-të, Vitinha shënoi një super gol me një goditje të bukur nga distanca, që nuk i dha asnjë shans reagimi portierit Stankovic. Interi reagoi më mirë në fundin e ndeshjes ku dhe do të gjente golat.

Esposito shënoi fillimisht golin e barazimit në minutën e 81-të pas një kundërsulmi të shpejt, ndërkohë që dy minuta më pas nga një aksion i ngjashëm është Sensi që e devijon topin në rrjetë. Kujtojmë që në këtë ndeshje u aktivizua nga minuta e 67-të edhe Asllani. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?