FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi fiton me “poker” në rikthimin e Icardit, Spal turpëron Lazion (VIDEO)

Interi rigjen rrugën e fitoreve në Seria A, teksa sonte në mbrëmje ka fituar me lehtësi 4-0 në transfertën e vështirë ndaj Genoas. Zikaltrit gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 15-të me Gagliardinin, ndërkohë që 5 minuta nga fundi i pjesës së  parë Genoa mori një goditje të dyfishtë pasi mbeti me një futbollist më pak pasi Romero pengoi Icardin, ndërkohë që disa sekonda më pas bomberi argjentinas nuk fali nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë zikaltrit e kishin të thjeshtë për të administruar rezultatin dhe për të shënuar dy gola të tjerë me Perisic dhe Gagliardinin.

Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Fiorentinës në “Olimpico”. Pezella kaloi fillimisht në avantazh vjollcët në minutën e 12-të, por dy minuta më pas Zaniolo shënoi golin e barazimit. Në pjesën e dytë Gerson rikthehu në avantazh Fiorentinën, ndërkohë që Roma reagoi duke barazuar pas 6 minutash me Perottin. Surpriza e mbrëmjes ishte humbja e Lazios 0-1 ndaj Spal-it. Pegna shënoi golin e fitores nga pika e bardhë, një minutë nga fundi i kohës së rregullt. /R.Lika-Koha Jone/

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?