FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi gati të blindojë Ikardin, i ofron sërish rinovimin e kontratës

Inter nuk ka ndërmend që të privohet nga Mauro Ikardi, teksa është gati për t’i ofruar 8 milionë euro në vit, dhe një klauzolë 180 milionë euro.

Sipas mediave italiane, zikaltrit duan që të “blindojnë” kapitenin dhe “yllin” e skuadrës, për të mos u surprizuar në merkaton e verës. Reali i Madridit nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin për argjentinasin, ndërkohë qe edhe Bajern Mynih, Çelsi apo Mançester Junajtid janë interesuar për lojtarin.

Ikardi aktualisht ka një klauzolë largimi 120 milionë euro, ndërkohë që me kontratën e re që i është ofruar deri në vitin 2023, ajo do të rritet me 60 milionë të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?