Interi ka gati planin për të rrëmbyer talentin e Brescias

Sandro Tonali qëndron gjithmonë në orbitën e Interit.  Beppe Marotta dhe Ausilio do të jenë tepër aktiv në merkaton e verës për të afruar lojtarë me eksperience por edhe talente për të ardhmen. Një prej tyre është Sandro Tonali, xhevahiri i Brescias, që ka admirues edhe Juven e Chelsean, por zikaltërit kanë një strategji të qartë.

Ata janë gati t’i ofrojnë 30-35 mln Euro presidentit Cellino për kartonin e lojtarit dhe ta lënë mesfushorin te Brescia edhe një sezon, ku mund të luajë rregullisht e të ndihmojë skuadrën të ngjitet në Serinë A. Gjithsesi nuk do të jetë aspak e thjeshtë pasi edhe Juventusi është i gatshëm për të bërë një ofertë të mirë financiare për ta rrëmbyer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?