FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi me kufizime në Champions, ja lojtarët që do të lihen jashtë listës

Inter është i detyruar që të lërë jashtë listës disa lojtarë për shkak të  “Fair Play Financiar” dhe numrit të lojtarëve që kërkon UEFA në kompeticionet kontinentale.

Galiardini nuk do të mund të luajë me formacionin zikaltër në turneun elitar europian edhe pse është ndoshta i vetmi që integrohet më së miri taktikisht me një lojtar si Brozovic dhe ka një kosto të lartë blerje.

Trajneri Spalleti ka vendosur të heqë lojtarin nga Bergamo, së bashku me Zhoao Mario si dhe Dalbert. Për t’u përballur me skuadra mjaft të forta që në fazën e grupeve si Barcelona, Totenhem dhe PSV Eind’hoven, Inter do të ketë në dispozicion 20 futbollistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas direktivave të UEFA-s, listat e klubeve duhet të jenë një baraspeshë mes blerjeve dhe shitjeve të lojtarëve, krahasuar me kompeticionin paraardhës, në këtë rast Europa League e sezonit 2016-17. Candreva përfshihet në listë për shkak se nuk influencon ekonomikisht, ashtu si Borja Valero.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?