Interi më në fund rinovon me “shtyllën” e mbrojtjes, i dyfishon pagën
Pas dy javësh tratativash, Interi më në fund ka arritur akordin për rinovimin e kontratës me Milan Skriniar. Mbrojtësi sllovak do të jetë pjesë e zikaltërve deri në vitin 2023,, teksa do të përfitojë 3 milionë euro në sezon dhe bonuset.
Ai përfitonte 1.7 milion euro në kontratën që e mbante të lidhur me klubin italian deri në vitin 2022. Një rritje page që është fituar nga paraqitje shumë të mir anë fushë të sllovakut, i cili është kërkuar nga ekipet e mëdha në merkato dhe ka një vlerë në merkato që shkon në 100 milionë euro. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

