Interi merr lajmin e hidhur nga dëmtimi i Naingggolan

Radja Nainggolan nuk do të jetë në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Romës. Ekzaminimet mjekësore të kryera sot nga mjekët  klubi zikaltër kanë konfirmuar fjalët e trajnerit Spalletti, i cili u shpreh se mesfushori belg do të mungonte në ndeshjen ndaj verdhekuqve.

Një mungesë e rëndësishme sepse ai është një pikë e rëndësishme në aspektin taktik. Edhe në krahun tjetër Roma do të ketë mungesa të shumta, teksa Dzeko, Pellegrini, El Shaarawy dhe De Rossi nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen e së dielës.

Sa i përket Nainggolan bëhet fjalë për një dëmtim në kavilie, teksa nuk dihet nëse do të rikuperohet për super ndeshjen ndaj Juventusit, që do të luhet të premten e ardhshme. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?