Interi mund mes drithërimash SPAL-in, vendos dopieta e Icardi-t (VIDEO)
Interi rrëmben fitoren e katërt radhazi në Seria A. Viktima e radhës së skuadrës së Spalletit është SPAL. Zikaltrit nuk e patën aspak të thjeshtë, teksa djersitën jo pak në Ferrara për të fituar 2-1.
Mauro Icardi zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 14-të, pas një goditje të saktë në zonën e kundërshtarëve. 4 minuta më pas vendasit kishin mundësinë e artë për të barazuar me Antenuccin, por kapiteni i SPAL, gaboi nga pika e bardhë duke e çuar topin jashtë.
Në pjesën e dytë vendasit gjetën golin e barazimit me Pasloschin në minutën e 72-të, por gëzimi i tyre zgjati vetëm 6 minuta pasi Icardi shënoi sërish, golin e dytë personal. Interi pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e tretë me 16 pikë, 2 më pak se Napoli. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

