Interi në hall nga dëmtimet, Ikardi dhe Perisiç mund të mungojnë ndaj Xhenoas

Interi vijon të ketë problem me dëmtimet. Trajneri Luçiano Spaleti rrezikon të mos ketë në dispozicion për transfertën delikate të së shtunës në mbrëmjes dyshen më efikase në sulm Ikardi-Perisiç.

Kapiteni ende nuk e ka marrë veten nga dëmtimi që pësoi disa ditë më parë ndërsa edhe Perisiç mori një goditje në sfidën e fundit ndaj Bolojnës. Nëse do të grumbullohen për këtë takim gjithçka do të vendoset në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes, pikërisht këtë të premte.

Nëse Ikardi dhe Perisiç nuk rikuperohen në kohë, me shumë mundësi Rafinja mund ta nisë nga minuta e parë duelin ndaj Xhenoas.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?