FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi nis tratativat për rinovimin me Ikardin, por fut “hundët” edhe Raiola

Rikthehet qetësia në çiftin Ikardi Uanda Nara, dhe nis menjëherë dialogu për rinovimin e kontratës me skuadrën e Interit. Piero Ausilio ka patur kontaktet e para me menaxheren dhe njëkohësisht bashkëshorten e argjentinasit

Argjentinasi do të ketë një rritje të pagës me gati 2 milionë euro krahasuar me shumën që sulmuesi përfiton aktualisht, pra nga 4.7 milionë në 6.5 milionë, pa harruar edhe bonuset. Uanda kërkon të paktën 7 milionë euro në sezon, ndërsa klauzola e largimit nuk do të hiqet, por thjesht do të rritet në 150 milionë euro, madje mund të shkojë edhe 200 milionë.

Nëse vendoset që klauzola të hiqet, atëherë Ikardi do të ketë rritje të pagës deri në 8 milionë euro në sezon. Në tratativa është gati që të përfshihet edhe Raiola, i cili është gati që ta transferojë te Mançester Junajtid në verë. Edhe pse Murinjo nuk është trajneri i vetëm që e kërkon, ai ka avantazhin që sulmuesi deri më tani ka hedhur poshtë të gjitha ofertat.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?