Interi prenoton falas për në verë mesfushorin e Arsenalit
Aaron Ramsey mund të jetë një nga goditjet e para me kosto zero të Marotta-s te skuadra e Interit. Kontrata e 27-vjeçarit do të skadojë në fund të sezonit aktual dhe ai do jetë i lirë të largohet me parametra zero nga Topçinjtë. Mediat italiane shkruajnë se Interi ka fituar konkurrencën me Bayern Munich për të firmosur me uellsianin.
Drejtuesit e Inter thuhet të jenë takuar ditët e fundit me agjentët e Ramsey dhe thuhet të jetë arritur një marrëveshje paraprake. Po sipas shtypit italian, Inter e ka bindur mesfushorit e talentuar me një rrogë 7 milionë euro në sezon dhe një kontratë afatgjate.
KOHA JONË SONDAZH

