Interi prezanton uniformat e reja për sezonin e ardhshëm (FOTO LAJM)

Ajo që ishte zbuluar prej disa javësh në media, konfirmohet tashmë nga vetë klubi i Interit. Zikaltrit kanë publikuar fanellën e parë të sezonit të ardhshëm e cila vjen me një risi. Në qendër aty ku shkruhet edhe emri i sponsorit teknik Pirelli, vijat e zeza dhe të kaltra janë vendosur vertikalisht.

Pjesa tjetër e fanellës e cila është me jakë V përbehet nga vizat e bardha si te krahët ashtu edhe te jaka, ndërsa logo e sponsorëve Nike dhe Pirelli gjithashtu janë shkruar me ngjyrë të bardhë.

Interi do ta inagurojë fanellën e re të dielën ndaj Empolit në ndeshjen e fundit të këtij sezoni e cila vlen një vend në Champions League. Përveç një pjese e lojtareve të skuadrës së femrave për të prezantuar fanellën e re janë përzgjedhur edhe Milan Skriniar, Danilo D’Ambrosio, Mateo Politano dhe Lautaro Martinez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Foto 1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?