Interi “rishpallet” kampion, Gjykata refuzon apelimin e Juventusit

Mbetet i Interit titulli kampion në Seria  për sezonin 2005/2006. Vendimi është marrë sot nga Gjykata Supreme, duke refuzuar ankesën e Juventusit për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës të cilët në vitin 2016, e cila i dha titullin zikaltëve pas ngjarjeve të ‘Calciopoli”-t. Bardhezinjtë e mbyllën në vendin e parë sezonin 2005/2006, por zbritën në Seria B.

Juventus kishte kërkuar për ta lënë “të pacaktuar” atë titull duke ju referuar rregullave për të drejtat sportive, por kjo kërkesë është refuzuar. Vendimi është marrë që në datën 25 shtator, por është depozituar vetëm ditën e sotme kur është prezantuar Marotta si drejtor sportiv i zikaltëve. /Koha Jone/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?