Interi shet Shkriniar në verë dhe blen mbrojtësin e Lacios

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka dy lajme për tifozët e Interi: një të mirë dhe një të keq. Vështirë të zgjedhësh për lajmin që dëshirojnë të dëgjojnë të arin, pasi De Vrij duket i destinuar për të veshur fanellën zikaltër sezonin e ardhshëm, ndërkohë që Milan Shkriniar me shumë mundësi do të largohet te Barcelona.

Mbrojtësi i Interit kërkohet edhe nga skuadra të mëdha europiane si Real Madrid, Mançester Siti, Mançester Junajtid, por bluagranëtjanë në avantazh. Auzilio ka në plan të marrë Stefan De Vrij për të mbuluar vendin e ish-lojtarit të Sampdorias, shitja e të cilit do të sjellë të ardhura të mëdha në arkën e Interit.

Kujtojmë që zikaltrit e blen për 23 milionë euro nga Sampdoria, ndërkohë që De Vrij ka kontratë me Lacion, që i skadon në vitin 2019, dhe mund të merret me një kosto të ulët. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?