Interi shpartallon Sampdorian në pjesën e parë, Ikardi tripletë (VIDEO)

Interi e ka mbyllur në avantazh 4-0 pjesën e parë ndaj Samodorias, teksa ka dominuar në çdo aspekt deri më tani. Perisiç zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të me një goditje me kokë.

4 minuta më pas Rafinja fitoi një penallti që u kthye në gol nga Ikardi. Një minutë më pas sulmuesi argjentinas shënoi një gol të bukur me thembër duke lënë të shtangur portierin Viviano. Një minutë nga fundi i pjesës së parë, Ikardi shënoi dhe golin e tretë duke arritur në kuotën e 21 golave në këtë sezon. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?