Interi shumë pranë akordit me Mesut Ozil

Mesa duket, aventurës së Mesut Ozilit te Arsenali i ka ardhur fundi dhe gjermani do të largohet nga Londra, ndoshta që në merkaton e janarit.

Paraqitjet e tij kanë sosur durimin e klubit dhe tifozëve, ndaj tani largimi duket i pashamgshëm.

Sipas “The Sun”, e ardhmja 31-vjeçarit mund të jetë Serie A, konkretisht Interi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsenali kërkon 28 milionë euro për kartonin e lojtarit, të cilit i skadon kontrata me ekipin londinez në vitin 2021.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menaxheri dhe njëkohësisht vëllai i lojtarit, ka programuar një takim në Itali me drejtuesit e klubit zikaltër dhe palët mund të arrijnë marrëveshjen mes tyre, madje që në muajin janar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?