FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi transferon super talentin argjentinas për 27 mln euro

Interi bën një goditje të rëndësishme për të ardhmen. Zikaltrit janë shumë pranë transferimit të Martinez nga Rasingu. Presidenti i klubit argjentinas, Viktor Blanko ka konfirmuar se zikaltrit e kanë blerë tashmë sulmuesin.

“Futbollisti ka shprehur dëshirën për të luajtur për Interin. Shifra e operacionit kalon në 27 milionë euro, por do të përpiqemi që të marrim diçka më shumë duke parë se klauzola në klubin e ri do të shkojë në 110 milionë euro”, ka thënë presidenti.

20-vjeçari, është grumbulluar në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi. “Ai mund të luajë në Botëror, e shoh shumë mirë në krah të Mesit. Mund të luajë si Suarez te Barcelona në disa variante taktike”, tha Blanko. Martinez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare deri më 30 qershor 2023. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?