Interi vendos në merkato Skriniar për të realizuar ëndrrën e madhe
Interi po negocion për të rinovuar me Milan Skriniar, por futbollisti mund të largohet në fund të këtij sezoni. Arsyeja është e thjeshtë: zikaltërit po kërkojnë që të gjejnë burime financiare për të bërë blerje të tjera në merkato. Së bashku me të, klubi italian është gati që të heqë dorë edhe nga Perisic si dhe nga Mauro Icardi.
Për mbrojtësin sllovak, Interi kërkon 100 milionë euro, por mund të pranojnë edhe për një shifër më të ulët që mund të shkojë në 80-85 milionë euro. Pasi kanë arritur që të bllokojnë Godin, duket se largimi i tij nuk do të krijojë shumë probleme në repartin difensiv.
Ëndrra e madhe për të investuar shumën nga shitja e tij është Luka Modric, por pa harruar as Ivan Rakitic. Së fundmi ndërkohë ka pasur edhe sondazhe për Bergwijn, ndërkohë që një dëshirë e madhe është Federico Chiesa. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

