FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi zyrtarizon zgjatjen e “martesës” me Skriniar

Milan Skriniar ka vendosur që të shuajë të gjitha thashethemet, teksa ka vendosur për të rinovuar kontratën me skuadrën e Interit. Mbrojtësi iu bashkua zikaltërve në verën e 2017-ës, teksa erdhi nga Sampdoria, ndërsa në dy sezone ishte shndërruar jo vetëm një pikë kyçe e formacionit të Spallettit, por edhe në një futbollist të lakmuar nga klube të mëdha europiane.

Megjithatë palët gjetën akordin që kontratën e cila skadonte në verën e vitit 2021, ta zgjasin deri në verën e 2023-shit, ndërsa paga e mbrojtësit është rritur në 3 milionë euro në sezon, plus bonuset.

“Së bashku, sepse kështu jemi më të fortë. Milan Skriniar dhe Interi, kanë horizonte të njëjta dhe për këtë arsye klubi ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me të deri në verën e vitit 2023”, thuhet në komunikatën e Interit në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?