FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inzaghi: Juventusi ekipi më i fortë në Europë, edhe me Romën ishte e pamundur…

Trajneri i Bolognës nuk është as më pak dhe as më shumë se Filippo Inzaghi. Një emër i njohur i futbollit italian, i cili para shumë vitesh ishte protagonist te Juventusi duke shënuar gola, ndërkohë që nesër do ta sfidojë si trajner i ekipit modest që lufton për mbijetesë.

“Fitorja kundër Romës nuk ka ndryshuar asgjë për ne. Edhe ndaj tyre ishte e pamundur. Unë kisha besim para se loja të vazhdonte dhe unë kam besim edhe tani. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, kemi dashur disa ditë për të shijuar rezultatin, por tani ne duhet të përballemi me ekipin më të mirë në Evropë.

Ne shpresojmë të luajmë një ndeshje të mirë, duhet të jemi në formën më të mirë për të mposhtur Juventusin. Ne nuk kemi asgjë për të humbur përballë tyre. Ka disa lojtarë që nuk janë në dispozicion për nesër, veçanërisht në mesfushë dhe kjo është për të ardhur keq. Unë mund ta ndryshoj sistemin por do të vendos sot pas stërvitjes”, deklaroi Inzaghi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?