Inzaghi: Kënaqësi të luash kështu dhe të fitosh finale ndaj Milanit
Interi triumfoi në Superkupën e Italisë përballë Milanit me rezultatin bindës 3-0. Në përfundimin e kësaj sfide ka folur tekniku i Interit, Simone Inzaghi i cili nuk i ka kursyer elozhet për lojtarët e tij.
“Është bukur të fitosh një kupë në këtë mënyrë ndaj një kundërshtari me vlerë absolute. Tashmë është e drejtë të festojmë sepse është një meritë e madhe. Është një kënaqësi të shohësh një skuadër të tillë të luajë. Të fitosh një finale si kjo kundër Milanit është gjithmonë bukur.
Ne ishim një ekip gjatë gjithë lojës, duke qëndruar të përqendruar dhe të vendosur mirë. Kjo është mënyra për të përballuar një finale. Erdhëm këtu për ta luajtur finalen në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi mësuar të kemi mbrëmje të tilla sepse i kemi pasur edhe vitin e kaluar” – u shpreh Simone Inzaghi.
KOHA JONË SONDAZH

