Inzaghi: Milani tabu për t’u thyer, arbitri na jep siguri

Lazio do të ketë një tjetër shans për të përforcuar poziat në vendin e katërt të renditjes, pasi këtë fundjavë sfidon Milanin në “San Siro”. Trajneri Simeone Inzaghi beson se ekipi i tij do të rigjejë fitoret e munguara në jaht e fundit

“Kemi 29 vite që nuk fitojmë ndaj Milanit në transfertë, por herët apo vonë, tabutë do të biejnë. Shpresojmë që ta thyejmë pikërisht nesër këtë tabu, pasi vitet e fundit kemi fituar në transfertë ndaj Interit e Juventusit, ndaj na ka mbetur vetëm Milani.

Polemikat për arbitrimin? Kam shumë besim te Rocchi. Vitet e fundit ka gjykuar ndeshjet më të rëndësishme dhe gjithmonë me një cilësi shumë të lartë. Shpresoj që skuadra të tregojë cilësitë më të mira në fushë dhe të meritojmë fitoren”, tha trajneri Simone Inzaghi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?