FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inzaghi: Ronaldos do t’i rezervojmë një “trajtim special”

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi është shprehur se skuadra e tij është gati për të sfiduar Juventusin në duelin e radhës në kampionat. Strategu italian ka deklaruar madje se i kanë rezervuar një mbulim special Cristiano Ronaldos.

“Jemi të gjithë të qetë edhe pse humbja ndaj Napolit nuk pritej, pasi meritonim të paktën një barazim. Juve është një ekip i madh edhe pa Ronaldo dhe Allegri është një trajner fitues. Vjet fituam dy herë ndaj tyre, shpresoj që edhe këtë vit të përsëritim të njëjtin rezultat. Ronaldo do të jetë i mbikëqyruri ynë kryesor, lojtarët do t’i rezervojnë një trajtim special në fushë. Është më i forti në botë, ndaj do ta kemi nën kontroll edhe pse te Juvja të gjithë janë kampionë.

Le të shpresojmë që Juvja të jetë në një ditë të keqe, por edhe ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Zakonisht këto ndeshje janë të mira për Lazio, lojtarët kanë besim dhe në Torino do të tregojmë se sa vlejmë. Nuk duhet të përsërisim gabimet që bëmë ndaj Napolit”, deklaroi Inzaghi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?