FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Isco do të operohet nga apandesiti, një muaj jashtë fushave të lojës

Reali i Madridit duhet të bëjë një muaj pa Iscon. Në fakt në bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të pësuar në fushën e blertë, në stërvitje apo ndeshje zyrtare, por për një problem shëndetësor që nuk ka lidhje me futbollin.

Gjatë seancës stërvitore të kësaj të marte, fantazisti spanjoll ka ndier dhimbje të forta në fund të barkut dhe sipas ekzaminimeve kryera nga mjekët bëhet fjalë për një apendicit akut, që ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë kirurgjikale.

Në orët në vazhdim futbollisti do të operohet dhe gjatë gjithë javës do të qëndrojë pushim absolut, për të rinisur më pas gradualisht stërvitjen. Sipas shtypit spanjoll mesfushori pritet të mungojë rreth një muaj, por pritet të jetë në “El Clasico” e 28 tetorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?