FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Isco drejt transferimit në Angli, Reali kërkon Hazard që në janar

Chelsea po bën gati dy lëvizje të bujshme në merkato. Real Madrid është duke menduar për të afruar Hazard nga Blutë e Londrës, teksa në Angli do të shkojë Osco.

Ky i fundit po gjen shumë pak hapësira në formacion pasi nuk preferohet nga trajneri argjentinas. Me shumë gjasa mesfushori me tipare sulmuese do të ndërrojë skuadër që në janar dhe Isco në dritaren e ardhshme të merkatos mund ti bashkohet pikërisht Chelsea-it të Sarrit.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze klubi i rusit Roman Abramovich është gati të ofrojë 75 milionë euro për kartonin e Iscos, i cili ka kontratë me Los Blancos deri në verën e vitit 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse te Reali nuk dëshirojnë të privohen nga një lojtar që zotëron cilësi të jashtëzakonshme, dëshira e mesfushorit spanjoll për t’u larguar mund të jetë përcaktuese në këtë operacion merkatoje.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?