FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Isco përplaset me trajnerin Solari në dhomat e zhveshjeve, Juvja gati të përfitojë

Në shtëpinë e Real Madrid është hapur çështja Isco. Mesfushori spanjoll, një nga pikat kyçe të Zidane dhe Lopeteguit, me Soolarin ka luajtur shumë pak, ndërkohë që në ndeshjen ndaj Romës e shijoi ndeshjen nga tribuna.

Trajneri e ka përjashtuar për “zgjedhje teknike”, por mediat iberike shkruajnë se mes tyre ka pasur përplasje në dhoma e zhveshjeve. Nëse situata nuk do të ndryshojë, nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet që në merkaton e janarit.

Juventus prej kohësh është në ndjekje të 26-vjeçarit dhe mund të bëjë edhe një tjetër tentativë për ta ribashkuar me Cristiano Ronaldon, me të cilin ka një raport të shkëlqyer. Gjithsesi në garë për të është edhe Interit, ndërkohë që Roma duket se ka pak shanse pavarësisht se është e interesuar. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?