FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-futbollisti i njohur turk vret një 24-vjeçar për shkak se nuk i hapi rrugën (VIDEO)

Turqia është tronditur nga një vrasje që ka bërë një ish-futbollist. Sezer Ozturk , ish-lojtar i Fenerbahce , Besiktas dhe Leverkusen ka qëlluar disa herë dhe ka vrarë një 24-vjeçar.

Gjithçka ndodhi për përparësinë në rrugë. Ish-lojtari dhe viktima u grindën disa minuta me fjalë dhe më pas filluan të shtënat. Halim Ibrahim, baba i dy fëmijëve, ra i vdekur nga plumbat , ndërsa babai, vëllai dhe dy shokë të tij u shtruan në spital.

Autori është arratisur dhe është në kërkim nga policia, ndërsa shoku i tij dyshohet se është vetëdorëzuar në polici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?